E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-presidenti i Brazilit vuan nga kanceri

Ish-presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, është diagnostikuar me kancer në fyt.

66-vjecari ka një tumor në laring, bëhet e ditur në një komunikatë të shpërndarë nga spitali siriano-libanez në Sao Paolo.

“Pas kontrolleve të shumta, procesi i kimioterapisë do të nisë brenda pakë ditësh.

Aktualisht pacienti është në gjendje të mirë”, thuhet në komunikatë.

Lula u zgjodh si president i Brazilit në vitin 2002, duke u bërë lideri i parë i së majtës në vend pas gjysmë shekulli.

Ai u rizgjodh për një mandat të dytë në vitin 2006 dhe la detyrën katër vjet më vonë, me një kuotë të lartë mbështetjeje. Kushtetuta braziliane e ndalon mandatin e tretë rresht presidencial.

Dikur lideri i një sindikate, Lula drejtoi shtetin në një periudhë rritjeje të fuqishme ekonomike, gjatë të cilës miliona njerëz dolën nga varfëria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›