E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet në kabinën elektrike punonjësi i KESH

Autori i Lajmit: red.

Një punonjës elektriku është djegur brenda një kabine në Tiranë dhe ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë pasdite, pranë ish-restorant Durrësit për pak sa nuk i mori jetën punonjësit të KESH-it, Shkelqim Sahanit 56 vjeç, i cili po punonte në kabinën elektrike. Ngjara ndodhi këtë pasdite në rrugën Gjergj Legisi, pranë ish-restorant Durrësit për pak sa nuk i mori jetën punonjësit të KESH-it, Shkelqim Sahanit 56 vjeç, i cili po punonte prej orësh në kabinën elektrike, pasi lagjja që prej orës 3 të mëngjesit ishte pa energji elektrike. Forca të shumta policie dhe punonjës elektrikë ndodhen në vendgjarje për të zbuluar nga afër shkaqet e saj. Policia thotë se në kohën kur punonjësi po punonte në kabinë në rrethana ende të paqarta dikush ka ngritur levën elektrike duke sjellë pa njoftuar energji dhe duke rrezikuar jetën e 56 vjeçarit. Aktualisht i dëmtuari ndodhet në repartin e djegieve në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë për jetën.

Ky lajm është publikuar: 01/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›