Bllokohet në Himarë anija “Bancar”
Autori i Lajmit: red.
Një anije e cila ka qenë nën hetim për trafik rëre dhe hekuri është bllokuar dje në Himarë për shkak të një defekti që pësoi. Anija “Bancar” e cila ishte destinuar zyrtarisht që të dërgohej në Turqi për t u shitur si mbetje hekuri (skrap), ndodhet momentalisht e bllokuar në plazhin e Himarës. Burime të portit bënë të ditur se anija ka dhe një mandat bllokimi nën dyshimet për trafk rëre dhe kontrabandë hekuri. Sipas policisë, anija “Bancar” me flamurin e Bolivisë ka shitur një sasi të konsiderueshme hekuri. Më konkrtetisht, ajo ka mbërritur në portin e Vlorës më 14 nëntor 2007, me port nisje portin e Durrësit, dhe me ngarkesën prej 1480 tonë hekur, 3012 tonë hekur ndërtimi të përpunuar dhe 59,77 tonë kimikate. Këto kanë qenë të regjistruara në emër të firmës “Metal Market Dis Ticaret LTD”, firmë kjo turke, ndërsa kapiteni i anijes në bashkëpunim edhe me ekuipazhin e kanë tregtuar atë në Vlorë në emër të një tjetër kompanie, duke ia shitur bizneseve të ndryshme në qytet. Në datë 30 nëntor 2007 është prezantuar në portin e Vlorës një nga administratorët e firmës turke Metal Market dhe ka denoncuar shitjen e paligjshme bërë materialit në drejtorinë e doganës, e cila ka njoftuar edhe policinë portuale dhe atë kufitare. Nga të dhënat e policisë mësohet se anija Bancar ka bërë ndryshimin e destinacionit që kishte destinacion Tanzani për llogari të kësaj firme. Pasi ka regjistruar denoncimin policia kufitare e portit të Vlorës ka bllokuar anijen. Gjithashtu janë bllokuar edhe pasaportat e 10 anëtarëve të ekuipazhit, të cilët ishin shtetas egjiptianë, dhe nuk u lejua nisja e tyre deri në finalizimin e dokumenteve dhe zbardhjen e ngjarjes. Kurse tani, prej së hënës së kësaj jave, për shkak të dekretit motorik, anija gjendet pikërisht në plazhin e Himarës
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008