E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Më shkatëroi jetën”, eksekuton të dëshuarën dhe vetën

Autori i Lajmit: red.
“Më ka nxirrë jetën. Më ka ngrënë të gjallë, më ka ngrënë paratë, më ka ndarë nga familja, dhe më ka shkatërruar jetën, prandaj kam vendosur t i jap fund të gjithave”. Ky citat është gjetur në një copë letër në xhepin e 45-vjeçarit që eksekutori dje të dashurën e tij më pas dhe veten. Çcifti kishin 6 muaj që bashkëjetonin por gjatë kohës kanë pasur përplasje mes njëri-tjetrit. Por dy të dashuruarit janë gridur vazhdimisht dhe për motve xhelozie. Polici i komisariatit numër 2, ka vrarë të dashurën e tij më plumb në kokë në mes të rrëgës dhe më pas ka qëlluar dhe veten. Masakra është shënuar dje pas mesdite në lagje të Tiranës në mes të rrugës. Viktima Haziz Sallahi, 45 vjeç, banues në lagjen “Porcelan” të Tiranës, ka qëlluar me plumb në kokë, Anila Lazen, e cila sipas të dhënave të para ishte bashkëjetuesja e tij prej gjashtë muajsh.
Krimi në familje
Autori i dyshuar i krimit brenda familjes, me detyrë, polic i sektorit të ruajtjes së objekteve në Komisariatin numër 2 të Tiranës, ka qëlluar të dëshuarën pas një gridnje për motive xhelozie. Pasi ka ecuar pak metra larg trupit të pajetë të saj, ka vrarë dhe veten, me të njëjtën armë zjarri. Dëshmitarët e vendin e ngjajres pohojnë se viktimat po grindeshin me zë të lartë dhe burri papritur u pa se po mbante në dorë një pistoletë me të cilën e kërcënoi për pak çaste gruan dhe menjëherë më pas e qëlloi në kokë duke e hedhur në tokë të vdekur. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe bashkë me familjarë dhe dëshmitarë të tragjedisë, kanë dërguar në në morg, Haziz Sallahin dhe bashkëshorten e tij. Burimet nga policia pohuan se dyshohet se mbi një konflikt të ashpërsuar, nën motive të xhelozisë.
Ngjajra
Krimi i rëndë ndodhi në orën 16.05 në lagjen periferike “Porcelan” të Tiranës, pranë ish-Artistikes, pak metra larg stacionit të autobusit urban. Dëshmitarë nga vendngjarja bënë të ditur se viktima Haziz Sallahi, 45 vjeç, banues në lagjen “Porcelan” të Tiranës, ka qëlluar me plumb në kokë, Anila Lazen nga i njëjti vendbanim, e cila sipas të dhënave të para ishte bashkëjetuesja e tij prej disa kohësh. Autori i dyshuar i krimit brenda familjes, me detyrë, polic i sektorit të ruajtjes së objekteve në Komisariatin nr 2 të Tiranës, ka qëlluar më pas veten, me të njëjtën armë zjarri që ekzekutoi bashkëshorten e tij disa vjet më të vogël, fare pranë të shoqes së shtrirë përtokë pajetë. Sipas dëshmitarëve mësohet se viktimat po grindeshin me zë të lartë mes tyre aty pranë stacionit të autobusit dhe burri papritur u pa se po mbante në dorë një pistoletë me të cilën e kërcënoi për pak çaste gruan dhe menjëherë më pas e qëlloi në kokë duke e hedhur në tokë të vdekur. Dëshmitarët pohuan se vetëm pak çaste pas vrasjes së Anilës, Haziri i ka dhënë fund jetës së tij duke u vrarë me të njëjtën pistoletë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe bashkë me familjarë dhe dëshmitarë të tragjedisë, kanë dërguar në në morg, Haziz Sallahin dhe bashkëshorten e tij. Hetuesit, thanë se dyshimet e para bien mbi një konflikt të ashpërsuar, nën motive të xhelozisë.

Letra

“Më ka nxirrë jetën. Më ka ngrënë të gjallë, më ka ngrënë paratë më ka ndarë nga familja, dhe më ka shkatërruar jetën, prandaj kam vendosur ti jap fund të gjithave. Pasi kishte menduar shumë mirë se si do ti jepte fund lidhjes dhe jetës së të dyve. Pasi e ka reflekutar për ato që kishte humbur ka vendosur ti japë fund jetës në mënyrë më tragjike.
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›