Ben Qimja padit Prokurorinë për falsifikim
Autori i Lajmit: red.
Arben Isufaj, i njohur ndryshe si “Ben Qimja” akuzon Prokurorinë e Tiranës për falsifikim dokumentesh dhe arbitraritet. Përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj i dyshuari për një sërë veprash penale ka kalëlzuar institucionin e akuzës. Burime nga prokuroria bënë të ditur se avokati i Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, Genc Gjokutaj, ka bërë kallëzim penal ndaj Prokurorisë së Tiranës. Sipas të njëjtave burime mësohet se ai akuzon Prokurorinë për falsifikim dokumentesh e arbitraritet, ndërsa për ekspertizën e ardhur nga Anglia, e cilëson të falsifikuar. Sipas Gjokutajt, arrestimi i klientit të tij “Ben Qimes” është akt arbitrar pasi nuk ka prova. Arben Isufaj akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2002, por edhe për trafik droge dhe sulm me armë ndaj policisë.
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008