RENEA në Lazatrat kundër kanabis
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Fushata kundër kanabis ka nisur në zonën më problematike të vendit, në Lazarat. Forcat e ndërhyrjes së shpëjtë, forcat RENEA dhe policia e Gjirokastrës kanë realizuar në orët e para të ditës së djeshme një operacion blic për sekuestrimin e kanabisit. Forcat e armatosura kanë hyrë në fshat dhe kanë kontrolluar të gjithë zonën ku kanë sekuestruar 8105 rrënjë marjuanë. Në orët e para të operacionit janë shënuar disa të shtëna në ajër, por ato janë cilësuar si sporadike nga policia, duke arritur kështu në përfundimin se lazaratasit nuk kanë bërë rezistencë.
Operacioni
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës dhe ato Speciale RENEA, në bashkëpunim me efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër zhvilluan sot që në orët e para të mëngjesit në Lazarat, operacionin e koduar “Era e malit”, kundër kultivimit të drogës. “Gjithsej janë evidentuar 8105 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, të cilat varionin nga 180 centimetra deri në 220 centimetra të larta”,bëjnë të ditur burime zyrtare nga policia. Sipas të njëjtave burime mësohet se në momentin e mbërritjes së unifomrave blu dhe forcave speciale, kryefamiljarët janë larguar nga banesat e tyre, kurse në parcelat e mbjella me marijuanë, nuk u gjet asnjë person. Por policia ka evidentuar të gjithë pronarët e banesave dhe të parcelave përreth dhe se punohet për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve. Policia bën të ditur se nuk pati konfrontime të banorëve me policinë, ndaj si rezultat operacioni ka vijuar normalisht. Operacioni është realizuar rreth orës 04.00 të mëngjesit të djeshëm
Droga
Bimët narkotike të llojit kanabis sativa, marijuanë, janë asgjësuar në vend me anë të djegies ku në çdo parcelë janë marrë nga disa bimë në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë në një konferencë për shtyp Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër tha se do të vazhdojë operacionet për shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike në të gjithë territorin e Qarkut, ku do që të evidentohen të tilla. Në të gjitha operacionet e mëparshme antidrogë, policia shqiptare kishte dështuar të hynte dhe shkatërronte drogën në Lazarat. Mbështetja politike ka qenë e dukshme atje duke sulmuar policinë dhe qeverinë si atë aktuale dhe të mëparshmen dhe në mes të “kritikëve” u përfshinë dhe drejtuesit vendorë.
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008