Prokuroria: Burg përjetë Lavdërim Tufës, vrau Mirin e Xhikes
TIRANE- “Burg përjetë”. Ka qënë kjo pretenca që ka dhënë sot prokuroria për Lavdërim Tufën.
Tufa, është i njohur si një ndër personazhet e krimit për vrasjen e bujshme tek Kartodromi. Ai akuzohet se në vitin 2003 në bashkëpunim edhe me një person tjetër i mbetur ende i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri Fatmir Ramën, i njohur si Miri i Xhikes dhe tre persona të tjerë, që në ato momente ndodheshin në lokal duke ndjekur një ndeshje futbolli.
Çështja Tufa u rikthye nga Gjykata e Lartë, e cila i dha të drejtë Shkallës së Parë për këtë gjykim dhe jo Krimeve të Rënda.
(m.a/BalkanWeb)