E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet një autobot nafte në autostradën Rrëshen-Kalimash

RRESHEN-Një autobot nafte është djegur në autostraden Rrëshen–Kalimash. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës në afërsi të fshatit Gzic.
Një autobot me targa Kosove i ngarkuar me naftë është përfshirë nga flakët ndërsa ishte duke zbritur në një dishezë në këtë zonë.

Shkak i zjarrit ka qënë një defekt i rëndë në sistemin elektrik, cfarë ka bërë që kabina të marrë flakë duke u djegur plotësisht. Ndërkaq, drejtuesi i mjetit, 45 vjecari Hashim Dautaj ka mundur të dalë në kohë nga mjeti, duke mos pësuar lëndime. Ndërhyrja e shpejtë e forcave të zjarrfikesve ka shmangur një shpërthim të fuqishëm të depozitës së naftës.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›