E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet një veturë e zyrtarit të Policisë së Kosovës

Një veturë, pronë e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është djegur sot në orët e hershme të mëngjesit, përderisa një tjetër është gjuajtur me armë zjarri nga persona të panjohur në veri të Mitrovicës.

Policia Rajonale e Mitrovicës ka bërë të ditur se incidentet kanë ndodhur pas orës 02:00 dhe nuk është raportuar për të lënduar.

Në javën e shkuar në Mitrovicë ishte djegur vetura e Marko Jashkiqit, zyrtar i Partisë Demokratike. Policia e Kosovës është duke hetuar rastet dhe deri me tani nuk ka persona të dyshuar./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›