Daçiqi do ta injorojë platformën e Nikoliqit

Qeveria e Serbisë edhe më do të insistojë në bisedime direkte për zgjidhjen e problemeve në Kosovë përderisa platforma e cila është propozuar në kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq do të transformohet në disa parime të përgjithshme të cilat do të mund të kalojnë në Kuvendin e Serbisë por që në tërësi nuk do të dal para deputetëve, pasi besohet që dialogu për çështje konkrete është qasje shumë më reale.
Teksti i ndryshuar i platformës mund të nxirret në Kuvend vetëm si një tregues kompromisi në koalicionin qeverisës në mënyrë që të mos shkaktohet konflikt me kryetarin e Serbisë, për planin e të cilit është vlerësuar se është shkruar më shumë për përdorim të brendshëm se sa si bazë për pjesën politike të dialogut, i cili është paralajmëruar për fillim të vitit 2013.
Siç shkruan “Blic-i” serb, i cili thirret në burime të afërta me koalicionin qeverisës, Nikoliq më shumë po llogarit në pozicionin e tij politik se sa për problemet në tavolinë. Ai me këtë plan tenton që të distancohet nga qeveria e cila udhëheq bisedimet rreth fushave konkrete.
Kryetari i Serbisë dëshiron që veten ta prezantojë si një njeri që dëshiron ta mbrojë Kosovën. Për të është një situatë ideale që platforma të refuzohet dhe atëherë ‘pataten e nxehtë’ të dialogut me Kosovën t’ia lë në duar Ivica Daçiqit, ka pohuar bashkëbiseduesi i gazetës, transmeton Express.
Në koalicionin qeverisës serb ia shohin për të madhe Nikoliqit që planin e ka bërë si alibi që ai nuk e ka dhënë Kosovën përderisa Qeverisë më i rëndësishëm i duket data e fillimit të bisedimeve me BE-në.
Siç shkruan kjo gazetë, para një jave, kreut shtetëror serb sërish është takuar me kryetarin serb Nikoliq në përpjekje për të gjetur zgjidhje.
Qeveria tani provon që ta bind Nikoliqin që të ndryshohet teksti në masën që do të ishte pranuese për Brukselin, Uashingtonin dhe Berlinin, pasi në të kundërtën do të mund të priteshin vështirësi sa i përket marrjes së datës së fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE./Indeksonline/