Madhi: Jemi kunder paktit PD-PS
Republikanet deklaruan dje voten kunder PD-PS per ndryshimet kushtetuese. Kryetari i Grupit parlamentar, Arian Madhi, tha dje se PR nuk do te pranoje qe ne Kuvend te kalojne ndryshime te tilla te njeanshme dhe te rrezikshme per zgjedhjet. Sipas tij, ceshtja e sistemit zgjedhor duhet te jete pjese e diskutimit mes te gjitha partive politike, jo vetem e dy forcave te medha. "Ndaj bej thirrje se eshte e nevojshme qe reforma zgjedhore te diskutohet ne tryezen e partive te djathta. Ajo duhet te mblidhet", tha Madhi. Kreu republikan u shpreh se PR i qendron paktit mes 11 partive te vogla per sistemin zgjedhor dhe nuk do te pajtohet me marreveshjen PD-PS per zgjedhjet. Madje, ai e quajti te rrezikshem konsensusin mes partive te medha, pasi sistemi qe ato propozojne qe te jete proporcional, le vend per abuzime te medha. Per te gjitha keto arsye, PR do te votoje kunder nese ndryshimet ne Kushtetute per sistemin do te kalohen nga partite e medha. Madhi kerkoi diskutime te gjera per reformen zgjedhore dhe qe te mos perjashtohen partite e tjera politike, duke e kthyer serish nje komision bipartizan. R.R