Meta: Shkodra duhet te zgjohet
Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, mori pjese dje ne Konferencen e Levizjes Rinore per Integrim per rrethin Shkoder. Keshtu, duke marre shkas nga vete qyteti, ne te cilin zhvillohej ky takim, Meta nuk ka vonuar te shigjetoje qeverisjen e djathte. Ne kete menyre, ndalur ne premtimet e bera nga e djathta per kete qytet, Meta vleresoi se "ky qytet duhet vertet te zgjohet, qe ky qytet ato potenciale qe ka, ato bukuri dhe ato te mira qe ia ka dhene Zoti duhet t'i vere ne perdorim per te ardhmen e femijeve te tij dhe per te miren e te ardhmes suaj. Ndaj, sado te perpiqet PD qe te krenohet se ka bere cudira per Shkodren, nuk mund te pergenjeshtroje dot faktet jashtezakonisht kokeforte". Sipas tij, eshte per te ardhur keq, qe Shkodra eshte qyteti me papunesine me te madhe ne Shqiperi, eshte qyteti kampion me numrin me te madh te te papuneve, rreth 37 per qind e popullsise eshte e papune, duke bere qe ky te jete qyteti me i varfer ne Shqiperi. "Per fat te keq, gjate kohes se qeverisjes se PD-se, Shkodra eshte kampione e varferise dhe e papunesise ne shkalle kombetare. Por kjo eshte pjese e nje panorame te pergjithshme ne te gjithe vendin, e menyres se si mund te drejtoje qeveria e Gerdecit, se cila eshte e ardhmja qe mund t'ju jape ju dhe gjithe rinise shkodrane dhe rinise shqiptare kryeministri i Gerdecit", vuri ne dukje Meta.
O.XH
O.XH