E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet transformatori, Gjirokastra pa energji elektrike

Qyteti i Gjirokastrës ka mbetur sot pa energji elektrike për shkak të djegies së transformatorit. Mësohet se diegia e transformatorit ka ndodhur brenda nënstacionit të qytetit si pasojë e mbingarkesës së madhe.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrëfikëseve, të cilat kanë lokalizuar flakët por nuk dihet ende nëse dëmi i shkaktuar është i madh.
Punonjësit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kanë nisur punën për riparimin dhe zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara. Nuk dihet se kur do të kthehet energjia elektrike për banorët, megjithë ndërhyrjen e shpejtë që po bëhet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›