E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjitalizohen librat e Harry Potterit

Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 05:10

Aventurat e magjistarit Harry Potter do të digjitalizohen. Shkrimtarja J.K. Rowling ka njoftuar të enjten se shtatë romanet e saj për Harry Potterin do të dalin në shitje si e-libra duke filluar nga muaji tetor, për t’i dhënë fund statusit të djaloshit magjistar si një nga librat më fitimprurës kundër botimeve digjitale.

“Progresi nuk mund të ndalohet”, ka thënë Rowling. “Librat digjitalë janë këtu dhe ata janë këtu për të qëndruar”, ka shtuar ajo. Rrëfimet për magjistarin do të jenë në dispozicion në blerësve në dy formate, si audiolibra dhe në versionin e librave digjitalë përmes ueb faqes së re interaktive të titulluar “Pottermore”. Ky lajmërim i ka gëzuar adhuruesit por ka qenë një zhgënjim i thellë për librashitësit.

“Është shumë e rëndësishme që librat të jenë në dispozicion për të gjithë, jo vetëm për një kategori njerëzish”, ka thënë Rowling.

Ueb faqja “Pottermore” do të lansohet më 31 korrik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›