Shtëpia e Ernesto Sabatos shndërrohet në muze
Shtëpia në të cilën ka jetuar Ernesto Sabato, shkrimtari i fundit i madh argjentinas i shekullit të 20-të, do të shndërrohet muze, njoftoi Instituti i kulturës i Buenos Airesi.
Sabato, i cili vdiq më 30 prill, në moshën 110 vjeçare, ka jetuar në Santos Lugares, afër Buenos Airesit. Shkrimtari i fundit i madh i gjeneratës së Luis Borges dhe Julio Cortasa, ka qenë fizikan, piktor dhe intelektual i angazhuar.
Sabatos famën botërore ia sollën tri romane – “Tuneli” (1948), “Mbi trimat dhe varret” (1961) dhe “Abadon, engjëlli i shkatërrimit” (1974), të përkthyer në 30 gjuhë.
I lindur më 24 qershor 1911 në Rohas, nga babai italian dhe nëna shqiptaro-italiane, Sabato në vitin 1984 fitoi çmimin Servantes, mirënjohjen më të lartë letrare në gjuhën spanjishte.