E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhirohet pjesa e pa hulumtuar e varrezës Maja

Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 05:08

Arkeologët meksikanë kanë arritur për herë të parë të xhirojnë pjesë të brendshme deri më tash të pa hulumtuara të varrezës Maja në jug të Meksikës, e cila konsiderohet të jetë e vjetër 1.500 vjet.

Me ndihmën e kamerës miniaturë, e cila është lëshuar pesë metra në thellësi të varrezës që ndodhet në vend-gjetjen arkeologjike Palenka, qytet-shtet i Majave, i cili lulëzoi në shekullin e shtatë, arkeologët ia arritën që të xhirojnë muret e kësaj varreze.

Xhirimet zbuluan se në muret pothuajse të padëmtuara gjenden disa figura të vizatuara me ngjyrë të kuqe, kurse ekspertët vlerësojnë se këto xhirime do të ofrojnë njohuri të reja për periudhën e hershme të dikur qytetit-shtet të famshëm.

Ekspertët vlerësojnë se varreza daton nga viti 431 deri 550 dhe se aty mund të gjenden pjesët mortore të sundimtarit të parë të Palenkës, Kuk Bahlama i Pari.

Instituti nacional për antropologji dhe histori ka njoftuar se arkeologët për këtë varrezë kanë ditur qysh para 12 vjetësh, por nuk ishin në gjendje të hyjnë brenda, për shkak se piramida që gjendet mbi të nuk ishte stabile dhe ishin frikësuar se mund të dëmtohen muret.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›