Regjisori Abrams sjell filmin e ri fantastiko shkencor Super 8
Ne nje film te ri fantastiko-shkencor regjisori J.J.Abrams i eshte referuar disa filmave klasike si E.T te Stiven Spilbergut apo Alien te Ridley Skotit. Filmi Super 8 ka ne qender nje grup te rinjsh te viteve 70 qe duan te xhirojne nje film horror por ne fakt jane ata qe perjetojne nje pervoje te pazakonte. Nuk eshte hera e pare qe J.J. Abrams trajton gjinine fantastiko-shkencore. Ai ka qene regjisori i episodit te fundit te fimit Star Trek ne vitin 2009. Gjithashtu ai ka patur mbeshtetjen e Spielbergut qe eshte edhe producent i filmit dhe njekohesisht idhull i regjisorit Abrams.
Shkaku i permbysjes se ketij treni ne nje qytet ne qender te perendimit amerikan ne vitet 1970 eshte tema e filmit Super 8. Femijet jane te frikesuar. Permbysja e trenit nuk ishte aksidentale dhe ushtria e di qe ka deshmitare per ngjarjen. Ata jane mes femijeve.
Sherifi i qytetit Kyle Chandler perpiqet te kuptoje situaten. Qyteti perfshihet nga kaosi. Por ka prova per ngjarjen. Gjate permbysjes se trenit kamera e femijeve ka vazhduar te xhiroje. Ushtria kerkon kaseten. Sherifi Chandler babai i njerit prej femijeve perpiqet te mbuloje te verteten dhe te mbroje djalin e tij.
Regjizori filmit J.J.Abrams i cili ka marre pjese ne filma si adoleshent ia kushton kete film brezit te viteve 70 pare nga kendveshtrimi i femijeve. Ne film eshte dhe linja romantike.
Ka dy elemente ne film. Njeri eshte krijesa misterioze qe arratiset nga treni. Tjetra eshte nje krijese misterioze e nje lloji tjeter. shte vazja e quajtur Alice. Ajo shkon ne shkollen e femijeve dhe personazhi kryesor eshte i pushtuar nga ndjenjat per te. Puna ne nje film ku ajo merr pjese sherben si arsye qe ata te dalin bashke e te njihen me njeri-tjetrin.
Regjizori Abrams ka punuar shume afer me Stiven Spielberg i cili eshte producent i filmit.
I tregova per te gjitha pervojat e mia si adoleshent qe beja filma te vegjel me shoket e lagjes dhe ai kishte pervojat e tij gjithashtu. Dhe menduam se do te ishte nje elemnt i bukur te benim nje film per te rinjte e viteve 70 qe donin te benin filma.
Filmi ka shume ngjashmeri me filmat klasike te Spilbergut si E.T dhe Close encounters of the third kind. Regjisori Abrams ka perdorur dhe elemente te ngjashem me filmat fantastiko shkencore te mevonshem si Sings apo The Village ku monstratat fshihen neper drure.
Fimi Super 8 ka shume efekte te vecanta. Shperthimet jane madheshtore dhe historia te mban te mberthyer perpara ekranit. Aktoret jane yje te kinematografise. Joel Courtney i cili interpreton Joe Lamb eshte zbulim i ri dhe interpreton natyrshem. Elle Fanning interpreton Alisen te dashuren e Joes dhe e pasuron historine me interpretimin e saj te sofistikuar dhe te ndjeshem.
Filmi eshte terheqes deri ne finalen e tij ku subjekti ekzagjerohet duke iu kujtuar te rriturve qe u pelqejne filmat horror se ne fund te fundit kjo eshte imagjinata e tejskajshme e femijeve te tyre.