E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Programi One Stop Shop për noterët, të dhënat në kohë të shpejtë çdo 24 orë në çdo ditë të javës”

29-02-2012 / Gazeta 55

Kryeregjistruesi Arben Qirjako


Kryeregjistruesi Arben Qirjako deklaron dje se ka përfunduar skanimi i të dhënave mbi pasuritë të cilat do të futen në regjistrin elektronik të pasurive. “Të dhënat për pasuritë do të merren nëpërmjet një softi, që është në përpunim e sipër, realizuar kjo nëpërmjet projektit LAMP. Në bazë të një programi One Stop Shop për noterët, të dhënat do të jepen në kohë shumë të shpejtë dhe çdo 24 orë në çdo ditë të javës”. Faza e tretë e implemtimit të ligjit të noterisë është ajo e trajnimeve  të noterëve dhe specialistëve të ZRPP-së që do të nisin pas datës 15 mars. Ndryshimet e reja do të nisin të zbatohen prej datës 1 mars, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, i cili sanksionon që të gjitha veprimet me pasuritë e paluajtshme të banorëve të Tiranës dhe Durrësit do të kryen në zyrën e noterit. Mënyra e re e shit-blerjes së pronave parashikohet pas Tiranës dhe Durrësit, do të shtrihet në të gjithë vendin. Procedura aplikohet gjerësisht në vendet e BE dhe ka rezultuar pozitive për reduktimin e burokracive.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›