E Diel, 1 Nëntor 2026

Dik Marti bashkon politiken 7 deputete kundersulm ne KE

Atë që nuk arriti ta bënte asnjë ndërkombëtar  negociator  gjatë 1 viti e gjysëm për krizën poltikike, e ka bërë Dik Marty. Akuzat e zvicerianit për shtëpinë e verdhë në Gurë të Matit për transplant organesh, kanë bashkuar politikën shqiptare. PD dhe PS për herë të parë nga zgjedhjet do kenë të njëjtin qëndrim në një institucion ndërkombëtar me synimin për të rrëzuar raportin Marti. Deputetët e delegacionit shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Europës, u mblodhën paraditen e së martës, për të koordinuar kundërsulmin ndaj raportuesit zviceran.

"Do ketë takime të tilla gjatë gjithë periudhës për të përgatitur qëndrimin tonë zyrtar dhe qëndrimin e të gjithë Kuvendit të Shqipërisë. Nuk kishte pika që ndaheshim", tha Arben Ahmetaj, deputet i PS. Raporti i Marti do të dikutohet në 24 janar, ditën e parë të punimeve për sesionin e ri  të Asmblesë Parlamentare të  Këshillit të Europës. Delegacioni shqiptar synon rrëzimin e raportit që e cilëson ish kreun e UCK-së, Hashim Thaci  kryetarin e një bande për trafikantësh organesh dhe droge. Krimet sipas Marti datojnë në konfliktin e Kosovës në '99 dhe janë kryer në shtëpinë e verdhë në Gurë të Matit.

Po ashtu, deputetë shqiptarë do përgatisin amendimet në rast të votimit të një rezolute së bashku me raportin. Kundërsulmin ndaj atyre që i cilëson shpifje të sajuar në Beograd, kryeministri Berisha  e njoftoi gjatë mbledhjes së qeverisë së 22 dhjetorit.

"Do të insistoj, do të ndërmarrë cdo nismë ligjore në Këshillin e Europës që ky zotëri, nëse është serioz, dhe nuk ka ndërmend të shkruajë dhe ai ndonjë fiction me këto që  publikon, të dorëzojë autoriteteve të EULEX të gjitha provat dhe dëshmitarët", tha Berisha. Ndërkohë në datën 27 janar pritet që shefi i qeverisë të përballet personalisht me anëtarin e asamblesë Marti, në një seancë pyetje prej 60 minutash.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›