Gjendet kufoma në autostradën Tiranë-Durrës

Kufoma e një mashkulli është gjetur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Trupi i viktimës, Sefer Kurti, 65 vjeç nga Ndroqi i Tiranës u gjet nga kalimtarë të rastit të cilët njoftuan menjëherë uniformat blu.
Ende nuk dihet nëse viktima ka humbur jetën si pasojë e një vrasjeje, apo një aksidenti.Tashmë pritet verdikti perfundimtar nga ekspertet mjeko ligjor si dhe nga grupi hetimor për të zbuluar shkaqet e humbjes së jetës.