Garda e Republikës analizë të punës gjatë 2010-ës

Garda e Republikës gjatë viti 2010 ka kryer 237 shërbime për presidentin e republikës si dhe 283 shërbime për kryetaren e kuvendit. Këto shifra i ka dhënë në analizën një vjeçare të gardës së republikës komandati i saj Ndre Prendi.
Në këtë analizë ka marrë pjesë edhe ministri i brendshëm Lulëzim Basha i cili ka falenderuar efektivat e gardës për kalimin me sukses të situatës së përmbytjeve në Shkodër si dhe të ruajtjes së institucioneve shtetërore gjatë grevës 2 javore të PS-së.
Por gjithashtu gjatë kësaj analize ku kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë është vënë theksi në përmirësimin e kushteve të punës për gardistët por edhe për shërbime më efikase për ta.