Virusi A/ HINI, 17 raste në Shqipëri

17 raste janë të konfirmuara me A/ HINI nga Ministria e Shëndetësisë. Ky lajm është konfirmuar për “Ora News”, nga drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero.
Ndërkaq, ditën e djeshme, Pipero i ftuar në studion e “Ora News”, theksoi se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e një epidemie. Njekohësisht, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve për tu vaksinuar, pasi kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar virusin.