Zjarr në një banesë, plagë të rënda foshnja
Digjet një shtepi në komunën e Cakranit vetëm pak minuta më parë. Kjo është ngjarja e hidhur qe ka ndodhur rreth orës 16.00 ne Fier, ku si për pasojë është djegur fëmija 1 vjeç e gjysëm. Mesohet se fëmija Aleksandra Merdanaj, ka marrë plagë të rënda në trup, si pasojë e flakëve të cilat kanë përfshirë të gjithë ambientet e brëndshme të banesës. Sipas të dhënave të fundit, mësohet se prindërit e foshnjës nuk ndodheshin në banesë, të cilët nuk mundën të shpëtojnë fëmijën e tyre.
Policia tashmë ndodhet në vendngjarje, ndërsa po heton zbardhjen e plote të ngjarjes, ndersa fëmija eshte derguar ne spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore, pasi gjëndja e saj shëndetësore është tejet e rëndë.