Eurozona dhe Shqiperia
Vendet e eurozonës janë duke u përballuar me sfida serioze të ekonomisë, menaxhimit të borxhit pubik, financave publike, me rënie të ardhurash dhe kapacitete të zbehura për të financuar defiçitin.
Në optikën e eksperteve të shifrave, eurozona do të mbijetojë dhe euro, kjo monedhë strategjike, do të jetojë gjatë. Sipas tyre, vendi ynë nuk rrezikohet në nivele serioz.
Megjithatë, analizat dhe projeksionet e Bankës Qendore të Shqipërisë, sugjerojnë për të ardhmen një rritje të moderuar të aktivitetit ekonomik, gjatë pjesës së mbetur të këtij viti dhe vitit të ardhshëm. Dhe kjo e ndikuar pikërisht nga kjo situatë rreth e rrotull vendit tonë.
Më herët, Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani pati deklaruar se “pasiguritë e shtuara në ekonominë botërore mbartin ndikimin e tyre në zhvillimet aktuale dhe të pritura të ekonomisë shqiptare. Në veçanti, situata e partnerëve tanë tregtarë pritet të pasqyrohet në një kërkesë të huaj të dobët për mallra dhe shërbime shqiptare”.
Nisur nga kjo, Banka e Shqipërisë vendosi ujen e kostos së lekut me 0.25 per qind, duke e çuar aktualisht ne 4.75 per qind. Normë bazë kjo, e monedhës kombëtare, relativisht e ulët.
E në këto kushte, këshillat drejtohen tek fuqia e monedhës vendase, leku. Tashmë çdo blerje, çdo transaksion, çdo kredi e mundshme nuk mund të mendohet dy herë në monedhën europiane. Asnjëherë nuk i dihet.
E gjendur në mes të trazirave ekonomike europiane, kur mundësia për recesion është bërë serioze, qeveria shqiptare është duke marrë masa, të cilat do t’i japin asaj garancinë për të qenë e mbrojtur. Më së shumti, buxheti 2012 kësaj here është një buxhet konservator, ku të ardhurat do të përndrohen në uljen e deficcitit dhe mbajtjen në kontroll të borxhit publik.