Berisha sfidon Fevziun për tu ngjitur në Malin e Dajtit
Share
Në emisionin Opinion, kryeministri Sali Berisha ka ripërsëritur gjërat e thëna në mbledhjen e qeverisë për shëndetin e tij, duke theksuar se ndjehet si një djalë i ri. Për të provuar diçka të tillë, ai ka sfiduar moderatorin Blendi Fevziu se kush prej tyre do ngjitet në Malin e Dajtit. Natyrisht Fevziu i është shmangur sfidës për të treguar se është më i dobët se Ai.
Antena brenda Familjes ka dy ditë që deklaron se kryeministri Sali Berisha do ngjitet në Dajt për të demonstruar përpara medieve se ai është i fortë akoma. Këto ditë me shumë gjasa do e shohim në Malin e Dajtit për të demonstruar atë që Antena e kap e para.