E Diel, 1 Nëntor 2026

Filmi Diktatori Berisha Hapi i pare i njohjes se barbarive te regjimit

Pas suksesit të librit “Enver Hoxha” të gazetarit Blendi Fevziu, i cili ka njohur rekor shitjesh në 20 vitet e fundit prezantohet në kinema “Milenium” në kryeqytet filmi “Diktatori” i këtij autori.

Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar këtë dokumentar si hapin e parë të njohjes së barbarive të regjimit të asaj kohe, ndërsa sipas tij dokumentari e paraqet Enver Hoxhën si diktatorin më të madh të të gjitha kohërave. Ai tha se
konsumimi i energjisë me të shkuarën është jo produktiv, ndërsa njohja e të shkuarës sipas kryeministrit është e domosdoshme për të parë qartë të ardhmen që meritojmë.

“Njohja e të shkuarës përbën një kusht të domosdoshëm për të parë me qartësi të ardhmen që meritojmë”- u shpreh kryeministri.

Duke iu referuar eksodit masiv të shqiptarëve në vitet në ’90 i cili u paraqit në këtë dokumentar, Berisha tha se ai është dëshmia e shkatërrimit katastrofal të vendit.
“Autori ka preferuar ta paraqesë eksodin masiv të shqiptarëve, i cili është dëshmia e shkatërrimti katastrofal të vendit të tyre. Ata u larguan jo nga një pushtim, por nga një varfëri që nuk e kishin përjetuar kurrë në asnjë pushtim”- tha kryeministri.

Ky film sjell për herë të parë fakte dhe imazhe të ish-diktatorit komunist. Në këtë film dokumentar shfaqen për herë të pamje të ish-diktatorit komunist,
të bazuara në dritën e fakteve, dëshmive dhe dokumenteve për diktatorin Hoxha, i cili për 41 vjet e ktheu Shqipërinë në një vend jo thjesht komunist diktatorial, por ekskluzivisht në funksion të vetvetes.

Në prezantimin e këtij filmi ishin të pranishëm edhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, kryebashkiaku Basha, ambasadori Arvizu, Fatos Nano, gazetarë dhe figura të shquara nga biznesi, arti dhe kultura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›