E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dikur armik, tani shokë

Mbrojtësi kosovar, Mërgim Mavraj sulmuesin ganez, Gerald Asamoah e kishte konsideruar si një armik, për faktin se e ka pasur problem gjithmonë ta ndalë kur janë përballur.

Mirëpo, pas transferimit të ganezit të natyralizuar në gjerman nga St. Pauli në Greuther Furth, ka bërë që ai dhe Mavraj, që është pjesë e këtij ekipi nga viti i kaluar, tani të bëhen miq të mirë.

“Asamoah më parë nuk e kisha simpatik. Kur luaja kundër tij, asnjëherë nuk kam mundur të shpëtoj pa lëndime. Mirëpo tani kam respekt për të”, ka thënë 24-vjeçari për tabloidin gjerman, Bild.

Pas kalimit në Greuther Furth, Asamoah menjëherë i ka marrë zemrat e tifozëve duke shënuar dy gola në fitoren e thellë 5:1 kundër Paderbornit. Ai gjithashtu ka respekt të madhe edhe nga lojtarët.

“Kur ai flet për përvojat e tij, ne e dëgjojmë me vëmendje. Këshillat e tij janë shumë të dobishme për ne”, ka deklaruar Mavraj, i cili mendon se me ndihmën e 33-vjeçarit do ta kenë me të lehtë të hyjnë në Bundesligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›