Barcelona, +3 ndaj Realit

Gjyqtarët nuk janë temë diskutimi vetëm në Itali. Në La Liga, Real Madridi ka krijuar epërsi të thellë ndaj Barcelonës por mediet katalane, e në veçanti e përditshmja Mundo Deportivo, e konteston renditjen duke theksuar se gabimet e gjyqtarëve kanë favorizuar Realin, e ndërkohë penalizuar rëndë Barcelonën.
Mundo Deportivo ka përmendur ‘favoret’ e gjyqtarëve, si arsyen kryesore për dominimin e Real Madridit gjatë këtij sezoni në La Liga duke theksuar se pa gabimet e drejtuesve të ndeshjeve, ekipi i Jose Mourinhos do të kishte shtatë pikë më pak.
Për dallim prej Realit, sipas Mundo Deportivo, Barcelona ka gjashtë pikë më pak si rezultat i gabimeve të gjyqtarëve në dëm të tyre. Me këto statistika, pas 22 xhirosh, Reali do të ishte në kuotën e 51 pikëve në vend të 58 sa ka aktualisht, kurse skuadra e Pep Guardiolas do të ishte lidere me 54 pikë, për dallim nga aktualisht 48.
Nga kjo, del që renditja e ‘përmirësuar’ e Mundo Deportivos, Barcelona do të ishte lidere me tri pikë më tepër se Reali.