E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho këshillon Chelsean dhe Interin

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka këshilluar tifozët e ish skuadrave të tij Chelsea dhe Inter të përkrahin trajnerët e ekipeve të tyre, pas brohoritjes së emrit të tij në Stamford Bridge dhe Giuseppe Meazza.

Menaxheri i Chelseas, Andres Villas-Boas dhe trajneri i Interit, Claudio Ranieri janë nën presion të madh pas rezultateve të dobëta këtë sezon dhe tifozët e të dyja skuadrave kanë bërë thirrje për rikthimin e Mourinhos.

Por, portugezi ka thënë se Chelsea dhe Inter paraqesin të kaluarën e tij.

“Mesazhi im për tifozët është të duan Chelsean dhe Interin dhe të përkrahin trajnerët dhe ekipet e tyre. Unë jam e kaluara, një e kaluar shumë e mirë, por nuk jam më atje dhe ata duhet të luftojnë bashkërisht” deklaroi Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›