E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klopp: Unë nuk merrem me Mourinhon

Jurgen Klopp është shprehur të jetë shumë i lumtur me kualifikimin e Dortmund. Klopp tha se ka dëgjuar se Mourinho është ankuar në gjyqtarë pas ndeshjes, por se nuk merret fort me të.

"Më thanë që Mourinho është ankuar në gjyqtarë, në një karton të kuq të Humels. Unë dua ti them se Ramos e meritoj përjashtimin herët në ndërhyrjet ndaj Lewandowskit. Por e rëndësishme është se ne jemi në finale dhe nuk merrem shumë me ta. Ne tashmë kemi bërë histori me Borusia Dortmundin dhe jemi të lumtur për këtë. Unë e dija se Real Madridi është një skuadër shumë e fortë dhe se nuk do të dorëzohet deri në fund" deklaroj Klopp./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›