E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dilema e legjislacionit per pronat. Programi i PS-se premton ndryshime

Debati Perplasja politike ka ndikuar edhe ne moszgjidhjen e problemit. Opozita Ata jane pronare te ligjshem jo ish

Bllokimi i regjistrimit te pronave te patundshme ne zonat bregdetare rihap me force te re ceshtjen shumevjecare te pronesise ne Shqiperi. Te djathte dhe te majte qe kane alternuar qeverisjen e vendit me gjithe afrimin me Europen nuk duket te kene bere thuajse asgje per te stabilizuar situaten e pronave te cilat jane ne te vertete kurbani i tranzicionit. Keshtu teksa edhe OSBE-ja duket se po vihet ne njohje te problemeve realisht te medha te krijuara nga ligji 7501 procesi i kthimit te prones te pronari legjitim merr nje pamje te re edhe politike perpos se juridike. Nje oferte qe qendron ne horizont vjen nga Partia Socialiste e cila ka integruar ne programin e vet te ri politik premtimin per zgjidhjen e ceshtjes se prones e madje edhe me tej te kthimit te ish-pronareve ne pronare. Qeveria e djathte i quan pronaret ish-pronare. Ne socialistet jo vetem do ti quajme ata sot e tutje pronare por do ti trajtojme si nje potencial te rendesishem te zhvillimit te vendit duke i dhene fund talljes se qeverise me pronaret... Ne do te bashkepunojme me ta per te hartuar e zbatuar nje kuader te ri ligjor qe nga njera ane respekton te drejtat e pronareve dhe nga ana tjeter siguron drejtesi sociale per kategorite e tjera te popullsise thuhet ne programin socialist. Ne te vertete nuk mund te kuptohet se cili eshte qendrimi qe mban selia roze ndaj ligjit nr. 7501 qe pushoi se vepruari vitin e kaluar por fakt eshte se ajo nuk pajtohet te pakten verbalisht me legjislacionin e tanishem ne fuqi. Nese ketij premtimi qe perben risi per profilin tradicional te PS-se ajo do ti permbahet atehere per bregdetin duket se nuk do te kete shume nevoje per financime apo politika sociale pasi kjo zone pervec disa qendrave urbane nuk pati as ne kohen e para viteve 90 levizje popullsie. Thene ndryshe zbatimi i ligjit 7501 ne vijen nga Vlora ne kufi me Greqine ka nje efekt njerezor jo domethenes. Kur PS-ja flet ne program per kthimin e pronareve legjitime ne potencial te rendesishem te zhvillimit te vendit parimisht duhet kuptuar se prona si e ketille do te kapitalizohet ne funksion te investimeve permes njohjes se pronareve si subjekt fundor kontraktual dhe jo si pjesetar i pashmangshem ne nje proces qe ka prodhuar deri me tani situata si ajo e Kakomese apo edhe e Orikumit. Po keshtu mbetet disi e paqarte se cili eshte modeli qe do te ndiqet pasi situata e krijuar deri me tani nuk ka me gjase te dyte ne asnje vend tjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›