Topalli Synojme qe te arrijme transparencen e Kongresit Amerikan
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vlereson procedurat transparente qe aplikon Kongresi amerikan. Nje vleresim te tille Topalli e beri ne takimin e zhvilluar me kongresmenin Gary Peters republikan anetar i Dhomes se Perfaqesuesve te SHBA. Kryetarja e Kuvendit tha se ne jemi te interesuar per forcimin e metejshem te marredhenieve mes Parlamentit te Shqiperise dhe Kongresit Amerikan. Interesi yne eshte qe te marrim nga praktikat me te mira te legjislacionit dhe procedurave te hapura transparente dhe demokratike te Shteteve te Bashkuara. Shtetet e Bashkuara jane nje aleat i pazevendesueshem i demokracise shqiptare tha me tej Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Kryeparlamentarja shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara per kombin shqiptar dhe per te gjithe shqiptaret. Ajo vleresoi mbeshtetjen amerikane per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Ky anetaresim tha Kryetarja e Kuvendit ishte nje nga ngjarjet me kulmore per Shqiperine dhe partneriteti yne ne Aleancen e Veriut eshte shume i rendesishem theksoi Topalli. Nje falenderim te vecante Kryetarja e Kuvendit beri per mbeshtetjen dhe rolin e pazevendesueshem te SHBA-ve per pavaresine e Kosoves ne sherbim te paqes dhe stabilitetit rajonal. Opozita socialiste prej kohesh ka paraqitur nismen e saj per ndryshimin e Rregullores se Kuvendit. PS insiston ne ndryshimin e procedurave te Rregullores duke synuar rikthimin e neneve te meparshme te cilat u miratuan ne nje konsensus te plote. Po dje Kryetarja e Kuvendit ishte ne qytetin e Pogradecit per te nderuar dy te rinjte Mark Toci dhe Skender ela. te pushkatuar pa gjyq ne dhjetor te vitit 1946 nga regjimi barbar komunist. Pas kerkimeve shumevjecare te aktorit te mirenjohur Mirush Kabashi nip i Skender eles te gazetarit Fatos Baxhaku e autoriteteve vendore eshtrat e dy te rinjve nuk kane mundur dot te gjenden. Prane memorialit te ngritur ne nderim te dy te rinjve Kryetarja e Kuvendit tha Kjo eshte nje dite kujtese pas 65 vitesh. Nje dite kujtese e mbushur me dhimbje te forta jo vetem per familjaret e ketyre dy te rinjve por per te gjithe ne. Kjo dite eshte ne kujtim te sakrifices se nenes motrave te tyre dhe gjithe atyre qe kane perjetuar terrorin dhe represionin qe ai sistem solli ne kete vend.