Monitorimi Topalli e njeanshme. Shkeli Rregulloren per ndeshkimin e deputeteve
Retorika e ulet parlamentare eshte nje nga shkeljet qe Raporti Une Votoj i organizates Mjaft jep nepermjet monitorimit te punimeve te Kuvendit ne muajin tetor. Skuadra e monitorimit te Kuvendit e organizates Mjaft ka verejtur nje sere shkeljesh gjate muajit te kaluar duke e lidhur me shkeljen e nje sere nenesh te Rregullores se Kuvendit. Mjaft shqetesuese edhe per kete periudhe raportimi shfaqet mosrespektimi i Rregullores se Kuvendit si kuadri ligjor rregullator brenda te cilit duhet te funksionoje ky institucion. Keshtu nga monitorimi jane evidentuar nje seri rastesh te cilat konfliktojne me disa nene te rendesishme te Rregullores. Gjate ketij sesioni parlamentar rezulton te jene miratuar ne kushtet e dhunimit te pikes 1 dhe 2 te nenit 34 te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise ku percaktohet vlefshmeria e mbledhjeve te komisioneve te perhershme parlamentare tri nisma ligjore te cilat se pari duhet te ishin shpallur te pavlefshme dhe se dyti ndaj kryetarit te komisionit i cili ka shkelur kete percaktim taksativ te Rregullores duhet te ishte dhene mase disiplinore. Sipas ketij raporti gjate kesaj periudhe nuk kane munguar rastet e shkeljes se Rregullores sa i takon respektimit te etikes parlamentare cka percaktohet ne nenin 62 te saj. Jane te shumta rastet kur fjalori i perdorur nga perfaqesuesit e qytetareve shqiptare mund te konsiderohet absolutisht i papershtatshem per nje institucion publik. Ajo cka bie ne sy edhe ne rastin e shkeljes se ketij percaktimi te Rregullores eshte gjykimi i njeanshem i Kryetares se Kuvendit ne zbatimin e Rregullores se Kuvendit sa i perket dhenies se masave disiplinore per deputetet etik-cenues. Konkretisht seanca plenare e dates 13 tetor eshte shoqeruar me debate te ashpra mes Kryeministrit Sali Berisha me deputetin e Partise Socialiste Sajmir Tahiri ku Kryeministri iu drejtua ketij te fundit me fjalet ta bej fytyren me te zeze se kepuca qe nga femijeria jote deri tani. Per kete incident qe cenon rende etiken parlamentare nuk u shenua asnje terheqje vemendjeje verejte apo mase tjeter nga Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise per Kryeministrin dhe njekohesisht deputet z. Sali Berisha pavaresisht se ne Rregulloren e Kuvendit te Shqiperise percaktohet ne nenet 64 dhe 65 detyra e drejtuesit te seances plenare per te nderhyre ne raste te tilla si dhe masat qe mund te merren ne varesi te nivelit te cenimit te rregullave dhe normave te etikes parlamentare thuhet ne raport. Nje problematike tjeter e verejtur ne mbledhjet e komisioneve te perhershme parlamentare lidhet me mungesen e pranise se grupeve te interesit ne diskutimin e projektligjeve te cilat dallojne per impaktin e ndjeshem qe eventualisht mund te kene ne publik. Kjo ceshtje specifikohet ne menyre te posacme ne Rregulloren e Kuvendit te Shqiperise ekzaktesisht ne nenin 36 te saj. Gjate veprimtarise parlamentare te muajit tetor nga skuadra e monitorimit eshte verejtur mungesa absolute e grupeve te interesit ne mbledhjet e komisioneve. Ne veprimtarine parlamentare te muajit tetor eshte vene re nga skuadra e monitorimit mosrespektimi i kuorumit te nevojshem qe duhet te formojne komisionet parlamentare gjate zhvillimit te mbledhjeve per votimin e nismave ligjore dhe me tej kalimin e tyre per votim ne seance plenare. Komisionet qe shkelin Rregulloren jane ai i Veprimtarise Prodhuese i Politikes se Jashtme i Ekonomise. Ndersa dy deputetet Dritan Prifti dhe Rudina Seseri e PS-se nuk marre pjese ne votimin e asnje seance plenare. Gjithsej jane 10 projektligje te miratuara ne muajin tetor.