E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtësia thotë fjalën e vet për Sefgjinin, opozita të braktisë linçimet mediatike

Lirimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini, nuk është pritur mirë nga opozita e cila tek ish-efektivi i Shërbimit Informativ Kombëtar, ka gjetur këto kohë hapësirë për të zhvilluar një oponencë të verbër ndaj qeverisë, në mungesë të alternativave reale. Akuza të rënda janë hedhur dje në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, kundrejt kryeministrit Sali Berisha nga deputeti i opozitës Taulant Balla. Duke e cilësuar lirimin e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Arben Sefgjinit si një akt të padrejtë, Balla ka akuzuar kryeministrin Berisha se është një mburojë e një të akuzuari për vrasjen e Remzi Hoxhës. “Kryeministri Berisha është kthyer në një mburojë për Arben Sefgjinin dhe sot urdhëroi lirimin e tij”, ka deklaruar deputeti i PS Taulant Balla. Më tej ai kërkoi paraqitjen e kryeministrit për të raportuar tashmë për dy çështje, “Gërdecin” dhe çështjen “Sefgjini”.I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani i cili i ka cilësuar si shpifje fjalët e Ballës, Nishani ka kërkuar respektim të ligjit dhe personaliteti duke lënë mënjanë sipas tij dëshirën për të shpikur. “Duhet t’ia lëmë drejtësisë të hetoje dhe të vendosë për akuzat e bëra pasi ai është organi kompetent i cili duhet të merret me këtë çështje”- shprehu Nishani duke reaguar për çështjen “Sefgjini”. Sipas tij akuzat ndaj kreut të qeverisë nuk janë aspak të drejta dhe aspak morale. Ndërkaq kreu i grupit parlamentar të LSI-së Pëllumb Xhufi ka folur në Kuvendin e Shqipërisë për gjendjen e mjerueshme në “Albpetrol” si pasojë e reformës politike që po bëhet në të. “Aktualisht janë bërë 200 punime nga puna dhe priten të bëhen reforma të tjera. Qeveria ka folur për kritere e për transparencë por aty nuk dihen kriteret. Realisht nuk kemi të bëjmë me kritere por me politikë. Ose duhet të jesh i PD-së ose të paguash para. Aty nuk është kriter specializimi”- deklaroi Xhufi. Megjithatë deputeti i PD-së, Sali Shehu ka deklaruar se procesi i privatizimit të ARMO-s është një pasqyrë e saktë e qeverisjes së mirë. “Provatizimi i ARMO-s ishte një demonstrim i qartë i filozofisë me të cilën maxhoranca ka ardhur në pushtet”- tha Shehu para deputetëve të Kuvendit. Partia Socialiste ka ngulmuar vecanërisht në inteprelecnat e kërkuara me kryeministrin për ngjarjen e Gërdecit. Kryetarja e grupit parlamentar parlamentar të PS-së, valentine Leskaj dhe deputeti Ulqini kanë deklaruar se çështja “Gërdeci” nuk mund të harrohet kaq lehtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›