Dilema për Gërdecin, Mediu pyetet në shtator
TIRANE - Prokuroria e Përgjithshme duket se është në dilemë rreth pyetjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në cilësinë e personit në hetim për tragjedinë e Gërdecit.
Ish-kreu i dikasterit të Mbrojtjes, tashmë pa imunitet, pritet të merret në pyetje në muajin shtator për shkak se Prokuroria e shikon të nevojshme të vazhdojë hetimet për të mbledhur prova dhe informacione të tjera rreth pozicionit të Mediut në tragjedinë e Gërdecit dhe çështjen e shitjes, trajtimit të municioneve të shitura nga ndërmarrja MEICO, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Prokuroria e Përgjithshme tha dje se, është duke vazhduar hetimet duke mbledhur prova, dëshmi dhe informacione për çdo shkelje që mund të jetë kryer nga ish-ministri i Mbrojtjes Mediu në raport me ngjarjen e Gërdecit. Sipas burimeve të akuzës, ende nuk ka ndonjë vendim nga grupi i hetimit për të thirrur gjatë këtyre ditëve në Prokurori, ish-ministrin e Mbrojtjes, i cili tashmë ndodhet pa imunitet parlamentar. Ai duket se do të përballet me prokurorët në muajin shtator, pasi Prokuroria të ketë fituar kohë për të gjetur prova por edhe pasi të ketë përfunduar sezoni i pushimeve verore për institucionet. t.s