Taksat, Meta: Qeveria kishte aleat Edi Ramën
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi në konferencën për shtyp se, "përpjekja për miratimin e projektligjit "Për taksat vendore" në Parlament ishte dështimi i radhës dhe shprehja më evidente e paaftësisë së kësaj qeverie antisociale".
"Kjo qeveri duke realizuar vetëm pseudoreforma, pasi dështoi të mbronte qytetarin shqiptar nga rritja e pamëshirshme e çmimeve, pasi cenoi rëndë stabilitetin makroekonomik me rritjen e ndjeshme të inflacionit, pasi dështoi në realizimin e investimeve publike, duke derdhur buxhetin e shtetit në krateret e zeza të korrupsionit, pasi po tkurr çdo ditë e më shumë nivelin e jetesës së shqiptarëve, synon të shtojë barrën e taksave mbi qytetarin shqiptar, dhe të kompensojë me to papërgjegjshmërinë e saj qeverisëse", deklaroi Meta. Lideri i LSI-së u shpreh se, në miratim e këtij ligji antisocial, këtë herë PD-ja dhe qeverie e saj, "aleat ka pasur lidershipin e PS-së, që nga istikami i copës së pushtetit që gëzon, ka qenë bashkëpërgjegjës për realizimin e këtij projektligji, një goditje të re mbi mirëqenien e qytetarëve shqiptarë". "Qëllimi i pushtetit vendor është shërbimi më cilësor ndaj qytetarëve dhe jo boshatisja e xhepave të tyre me taksa konsumatore apo me taksa që frenojnë zhvillimin", tha më pas Meta. Për LSI-në, taksat vendore kanë kohë që janë në një tendencë rritjeje në pushtetin vendor. Kështu janë rritur taksat e pastrimit, shërbimeve urbane, gjelbërimit e shumë të tjera. Por asnjë prej tyre nuk është reflektuar me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarit. Meta shtoi se, nuk mund dhe nuk duhet të ketë rritje taksash për sa kohë qytetarëve nuk i ofrohen shërbimet minimale publike; dhe fatkeqësisht, kjo është evidente nga qytetarët edhe në mes të kryeqytetit, që kanë probleme jetike me ujin, plehrat, apo me ndotjen e mjedisit. "Nuk mund dhe nuk duhet të ketë rritje taksash në sektorë të tillë, si bujqësia, sektor jetik për zhvillimin e vendit, i cili jo vetëm nuk duhet të ketë rritje taksash, por iniciativa të rëndësishme për rritjen e prodhimit dhe përdorimin e tokës bujqësore. Rritja e taksave është mënyra më e shpejtë për ata që duan të grumbullojnë e menaxhojnë para me duart e tyre, por mënyra e fundit për t'u shërbyer siç duhet qytetarëve dhe pushtetarët e sotëm, ata në qeverisjen qendrore apo vendore, kanë gjetur mënyrën më të lehtë", theksoi Meta. Ministri Financave, Bode gjatë shqyrtimit të p/ligjit "Për taksat vendore" bëri publike faktin se ka marrë konsensusit e liderit të PS-së përpara hedhjes për votim, në seancën parlamentare të së hënës së kaluar. Nisur nga debatet e PS-së për këtë ligj, Bode deklaroi tërheqjen e ligjit duke akuzuar socialistët për prishjen e paktit politik mes dy partive të mëdha.