E Diel, 1 Nëntor 2026

Dega e turizmit me hov zhvillimi - Ne Berlin hap dyert panairi

Te merkuren 09.03. hapi dyert si cdo vit Bursa Nderkombetare e Turizmit e saj. Kete vit do te kete pak vend bosh ne BNT ne Bursen Nderkombetare te Turizmit ne Berlin. 11.163 ekspozues nga 188 vende jane prane njeri-tjetrit ne sallat e panairit nen Kullen Televizive - panairi kryesor i industrise se udhetimeve frekuentohet me kapacitet te plote. Por nga mungesa fizike e vendit ne panair nuk duket se shqetesohet ndokush. Perkundrazi ajo eshte simbol per bumin te cilen e perjeton dega e turizmit pas krizes ekonomike sic thote Klaus Laepple president i Shoqates Federale te Industrise Gjermane te Turizmit BTW Viti 2011 do te jete padyshim nje vit me rezultate te shkelqyera ne turizem. Ne do ti tejkalojme qarte rezultatet e vitit 2008 vitit tone me te mire dhe ne kete menyre ne llogarisim nje rezultat te ri rekord ne turizem.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Klaus Laepple president i Shoqates Federale te Industrise Gjermane te Turizmit

Gjermanet kampione bote ne udhetime

Xhiroja e zyrave te udhetimit ne Gjermani ne saje te konjuktures ne ngjitje shenoi vitin e fundit rritje duke arritur nivelin 213 miliarde dollare keto jane 25 me shume se ne vitin 2009. Gjermanet jane dhe mbeten njerez qe u pelqen te udhetojne sic thekson Jrgen Bchy president i Shoqates Gjermane te Udhetimeve DRV Edhe njehere ia vlen te konfirmohet qytetaret gjermane e kane mbrojtur ne vitin 2010 titullin e tyre si kampione bote ne udhetime- po te llogaritesh sa para kane shpenzuar per udhetime jashte vendit- dhe ne baze te sondazheve ata do te udhetojne me shume edhe kete vit dhe do te shpenzojne me shume para per pushime.

Rreth 60 miliarde Euro shpenzojne gjermanet vetem per udhetime jashte vendit. Spanja mbetet ne kete drejtim vendi me i preferuar per gjermanet por edhe vende te tjera prane Mesdheut jane te preferuara Nje shtim i pushuesve u regjistrua perballe vitit 2009 para se gjithash per Turqine Qipron Egjiptin dhe Tunizine Marokun dhe shumicen e shteteve te distancave te largeta.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift ndrrat e pushuesve gjermane - Diell stola cader dhe det

Afrika e Veriut nuk e humbet atraktivitetin

Bchy beson se kete nuk do ta ndryshojne as trazirat ne Afriken e Veriut prenotimet paraprake per ne Egjipt dhe ne Tunizi po shenojne serish ngjitje.

Kthesa politike paqesore ka sjelle shume simpati te gjermanet dhe ofertat turistike te ketyre vendeve gjithsesi mbeten unikale. Ne jemi te sigurte se Egjipti dhe Tunizia do ta marrin veten shpejt dhe do ta rizene vendin qe kane pasur ne harten turistike.

Autor Sabine Kinkartz/Auron Dodi

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›