Dilemat e së djathtës
Afrimi i zgjedhjeve politike ka trazuar situatat në kampet respektive të politikës shqiptare. Në situatën e detyruar nga ligji i ri elektoral, bashkimi i forcave politike me bindje të njëjta apo të përafërta duket se është vlerësuar si e vetmja rrugë shpëtimi sidomos për të vegjlit e të dy krahëve. Opozita e majtë duket se e ka më të lehtë procesin e sapo nisur të bashkimit apo bashkërendimit në betejën e ardhme elektorale. Them kështu, pasi ndarja që opozita ka përjetuar dhe po përjeton, nuk vjen si shkak i kontradiktave apo mospërputhjeve politike e ideologjike, por për shkak të rivalitetit midis figurave dhe grupeve te ndryshme në një luftë pothuaj të hapur për dominimin e së majtës shqiptare. Në këto kushte, unifikimi elektoral i së majtës mund të konsiderohet më i lehtë dhe është tërësisht në dorë të liderëve të dy forcave kryesore të saj, Ramës së PS-së dhe Metës së LSI-së. Nëse këta të dy arrijnë të rakordojnë në ndarjen e pushtetit dhe të interesave, bashkimi është vetëm një formalitet.
Një situatë më e ndërlikuar duket në kampin e djathtë. PD-ja, partia kryesore e të djathtës shqiptare, ka probleme të mëdha me identitetin dhe me filozofinë politike që po manifeston, sidomos tani në qeverisje. Ka një diskordancë të dukshme midis përfaqësimit dhe filozofisë politike të PD-së dhe elektoratit të saj që mendoj se është “thembra e Akilit” për të djathtën dhe që duhet të jetë në vëmendje të përpjekjeve për riformatim të saj në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme. E djathta ka përjetuar që në fillim të pluralizmit politik në vitet 1990 një ndarje në themel të së cilës janë shkaqe të mirëfillta politike dhe ideologjike. Ka disa të tilla, por dua të merremi me ato që më duken si më kryesoret, më thelbësoret. Partitë e së djathtës shqiptare kanë qëndrime pothuaj të papajtueshme në të pakën tri aspekte apo qëndrime kryesore: Pronën, të kaluarën diktatoriale dhe çështjen kombëtare, njëherazi këto edhe tri pika të rëndësishme për filozofinë politike dhe programet elektorale respektive. Ligji 7501, aq i rëndësishëm për raportet mbi pronën si baza e mirëqenies, i heq PD-së çdo mundësi për të pretenduar djathtizëm në politikat e saj ekonomike, gjë që e ka venë atë në kontradiktë edhe me bazën elektorale të saj, pronarët e ligjshëm. Qëndrimi sidomos në praktikë ndaj të kaluarës komuniste është një tjetër problem i së djathtës. Kjo vihet re qartësisht në dy aspekte kryesore: Politikat e burimeve njerëzore dhe qëndrimi ndaj krimeve te komunizmit. Për ta shpjeguar më mirë këtë aspekt do të doja të përqendrojmë për një çast vëmendjen tek trupa politike e administrative me të cilën e djathta në pushtet bën politikë dhe qeveris vendin në të paktën këto tre vite në pushtet. A mund të pretendosh djathtizëm duke i servirur elektoratit tënd një trupë politike e administrative të inkriminuar në krimet e diktaturës apo pinjollë të tyre. Unë mendoj se jo. Shpresoj gjithashtu se një gjë të tillë e mendon dhe e konstaton edhe shumica dërmuese e elektoratit të djathtë. Toleranca ndaj krimeve të komunizmit dhe autorëve të tyre është pa dyshim një dështim në djathtizmin e pretenduar të mazhorancës. Ka edhe të tjera, por besoj se këto janë të mjaftueshme për të perceptuar situatën aspak solide që e djathta shqiptare ka në raportet ndërpartiake, por edhe në ato me elektoratin.
Mendoj se përpjekjet për një bashkim fiktiv të së djathtës mund të rezultojnë të dështuara nëse në përpjekjet për riformatim do të shmangin zgjidhjen e problemeve që thamë më lart. Një bashkim i qëndrueshëm i së djathtës kërkon praktikisht ratifikimin e qëndrimeve thelbësore të një politike të djathtë që detyrimisht duhet shoqëruar me kritere të qarta të përfaqësimit politik, si në planin partiak, ashtu edhe në atë individual. Rëndësia e këtyre rregullave është pa dyshim e rëndësishme për të pretenduar një raport maksimal me elektoratin që e djathta mendon t’i drejtohet për t’i kërkuar votën. Përqendrimi në vlerat reale politike dhe heqja dorë nga praktikat e deritanishme fiktive janë të rëndësishme për të realizuar një strukturë politike gjithëpërfshirëse, të aftë për të garantuar edhe një mandat tjetër qeverisës. Kur flas për fiktivitetin, e kam fjalën për një sërë partish apo grupimesh politike pjella të koniukturave dhe makinacioneve politike pa vlera reale politike e elektorale që kanë mbushur spektrin politik shqiptar. Pavarësisht raporteve zyrtare, rrjedhoja të deformimeve “dushkare” të detyruar nga kodi i vjetër elektoral, mendoj se e djathta mund të përmblidhet në tre-katër parti në qendër të të cilave është pa dyshim PD-ja. Mund të vlerësojmë si reale dy partitë tradicionale, Balli Kombëtar dhe Legaliteti, që për arsye historike e nostalgjike mund të arrijnë të mbledhin vota edhe të vetme, aq sa për të prishur punë, ndërkohë që të tjerat as që do të arrinin të mbijetonin elektoralisht pa përkrahjen e PD-së. Në këtë situatë, ideja e “shkrirjes” me PD-në do të ishte zgjidhja më e mirë edhe për liderët e tyre. Krijimi i një koalicioni apo federate me tre-katër subjekte do të ishte më real,më funksional dhe më i menaxhueshëm politikisht. Një situatë e tillë duket se detyrohet edhe nga ligji që i kufizon PD-së mundësinë e dhurimit të votave të saj partive të tjera, ashtu siç ndodhi p.sh. me PR-në në zgjedhjet e shkuara politike.
Gjithsesi, modalitetet janë pjesa më pak e rëndësishme e riformatimit të së djathtës. Ajo që ngelet e rëndësishme, është afrimi dhe përshtatja e filozofisë dhe programeve politike sa më gjerësisht me interesat e elektoratit të djathtë. Në të kundërtën, edhe sikur të gjitha partitë të pranonin bashkimin e pretenduar të së djathtës, rrjedhja e votave nuk do të ishte e mundur të ndalohej. Duke iu referuar përvojave të tilla si në zgjedhjet e fundit lokale, do të kishim në rastin më të mirë një abstenim masiv të elektoratit të djathtë, efektet e të cilit janë tashmë të provuara. Si përfundim, dua të theksoj se problemi kryesor i së djathtës është distanca e saj politike me interesat e elektoratit. Nëse PD-ja arrin të riformatojë politikën dhe filozofinë e saj sipas kornizave klasike të së djathtës perëndimore, mendoj se edhe e vetme do të arrinte t’i fitonte zgjedhjet. Nëse karizmës dhe aftësisë menaxhuese të z. Berisha do t’i bashkëngjitej “djathtizmi” i munguar i filozofisë dhe programit politik të PD-së, qeverisja aktuale do të ishte më e sigurt dhe e ardhmja elektorale e garantuar.