E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha për vizat “Kemi informuar Grupin e KE-së për kushtet e plotësuara”

Autori i Lajmit: Redaksia

Liberalizimi i vizave për shqiptarët është prioriteti kryesor i qeverisë. Kështu pohoi dje kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së zhvilluar pasditen e djeshme në Komunitetin Ndërministror për vizat. Në fjalën e tij në këtë komunitet Berisha theksoi se një ekip i Komisionit Evropian ka vizituar vendin dhe ka pasur kontakte me punonjës të administratës dhe të institucioneve. “Në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit japin rezultate të prekshme”, - theksoi Berisha duke shtuar se ky proces u shndërrua edhe në një faktor të rëndësishëm të ndryshimeve në kahe pozitive të vendit. Kryeministri pohoi gjithashtu se procesi i liberalizimit të vizave është në rrugë të mbarë dhe në takimet me ekspertët e KE-së është bërë një informacion i saktë dhe i përgjegjshëm i të gjithë punonjësve të ardhur për të njohur ecurinë e këtij procesi. Gjithashtu, Berisha duke e cilësuar miratimin e ligjit kundër diskriminimit si shumë të rëndësishëm, urdhëroi ngritjen e sekretariatit për zbatimin sa më të shpejtë të këtij ligji. Sipas tij, ligji ka një mbështetje të gjithanshme, por duhet një përqendrim i madh në problemet e romëve dhe egjiptianëve. “Qeveria ka bërë përpjekje të madhe dhe po vazhdon përpjekjet si për strehimin, shkollimin dhe regjistrimin e tyre”, - theksoi Berisha.

Ky lajm është publikuar: 17/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›