Dimitri Medvedev ka nisur promovimin e sportit te badmingtonit ne Rusi
Kudo në botë gjenden figura të njohura publike për të reklamuar mallra dhe vlera dhe nga kjo klishe nuk bën përjashtim as Rusia, veçse në vendin më të madh të botës është vetë presidenti që kërkon të promovojë. Dimitri Medvedev, numri 1 formal i hierarkisë shtetërore ruse, ka zgjedhur të bëjë reklamë për sportin pak të njohur në Rusi apo edhe në Shqipëri të badmingtonit.
Presidenti ka zgjedhur të luajë badmington së bashku me 8 vajza të reja që janë quajtur “Vajzat e Medvedevit”, ndërsa Rusia synon të rrisë profilin e saj sportiv, duke e shtrirë atë në sa më shumë sporte.
“Ky sport nxit formën fizike të njeriut, ashtu siç bën çdo sport tjetër. Ky sport nxit shikim të saktë, saktësi dhe reagim. Ndihmon për të zgjidhur probleme të ndryshme në jetë sepse kushdo që luan badmington është i aftë të marrë vendime të shpejta, që do të thotë të jesh në gjendje të arrish rezultate”.
Medvedev po vazhdon sipas traditës së presidentëve rusë pas vitit 1991. i pari president, Boris Jelcin, u bë aktiv në rritjen e imazhit të tenisit dhe sot Rusia ka një tenis të nivelit shumë të lartë, sidomos për femra.
Paraardhësi i Medvedevit, kryeministri Putin, është dashamirës dhe nxitës i arteve marciale, duke praktikuar në publik dhe padyshim në jetën e tij private sportin e xhudos.
Rusia do të organizojë lojrat olimpike dimërore në qytetin jugor të Soçit, fakt ky që tregon rritjen e vlerësimit për sportet në një vend që pati lidershipin olimpik në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik.