E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nocerino, përforcim me fat

Milan ka pranuar se ishte me fat që transferoi mesfushorin Antonio Nocerino nga Palermo gjatë afatit kalimtar të verës.

Nocerino realizoi het-trik në fitoren 4-1 ndaj Parmës të mërkurën dhe është aktualisht golashënuesi më i mirë i Milanit në Serie A me katër gola.

“Nocerino ishte përforcim me fat. Kur jam njoftuar se Palermo ishte i gatshëm ta shesë Nocerinon, kam bërë ofertë për të, e ajo u konsiderua e ulët. Nuk u dorëzova dhe në fund situata u zhbllokua” tha nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani.

Nocerino i kushtoi Milanit vetëm 500 mijë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›