Prioritet Premierliga

Mesfushori i Chelseas, Florent Malouda ka insistuar se Premierliga vazhdon të jetë prioritet për gjigantin londinez por pranon se dëshiron të shtojë edhe Carling Cup-ën në kabinetin e trofeve në Stamford Bridge.
“Liga është prioriteti ynë. Duhet të filloni mirë por edhe të përfundoni mirë. Ne jemi duke ardhur në një periudhë kur luajmë shumë ndeshje dhe çdo pikë është e rëndësishme” tha Malouda për uebfaqen zyrtare të Chelseas.
“Po ashtu do të doja të fitojmë edhe Carling Cup” shtoi ai.