Roma do të përmirësohet

Mesfushori i Romës, Fernando Gago është zotuar se skuadra e tij do të përmirësohet së shpejti dhe do të rikthejë pozitën në elitën e Serisë A.
Giallorossët nuk kanë gjetur vazhdimësinë e rezultateve dhe aktualisht qëndrojnë në pozitën e tetë pas humbjes 2-1 nga Genoa të mërkurën. Megjithatë, Gago insiston se projekti në Romë do të sjellë fryt.
“Pas disa javësh do të shihni një Romë të përmirësuar. Projekti është ambicioz dhe durimi është i nevojshëm”, tha Gago për Sky Sport Italia.