E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimitri Medvedev takoi pjesëtarët e opozitës

Presidenti rus, Dimitri Medevdev, është takuar me krerët e opozitës ruse.

Takimi u zhvilluan më pak se dy javë para zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit, të cilat pritet të rezultojnë me fitoren e kryeministrit aktual, Vladimir Putin.

Raportet thonë se opozitarët paraqiten para Medvedevit kërkesat për ndryshime politike, pas zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit.

Në këto zgjedhje ka fituar partia e Putinit, por opozita thotë se ka pasur "mashtrime të shumta".

Putini ishte president nga viti 2000 deri më 2008, kur u zgjodh kryeministër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›