Messi kërkon qëndrimin e Guardiolës

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi i ka bërë thirrje trajnerit Pep Guardiola të vazhdojë kontratën e tij me klubin.
Guardiola ende nuk ka vendosur rreth qëndrimit ose largimit nga Nou Camp, pasi marrëveshja e tij aktuale me gjigantin katalan vlen vetëm deri në fund të këtij sezoni. Kurse, Messi shpreson që Guardiola të mbetet në drejtim të skuadrës.
“Trajneri e di se çka mendojmë ne, por ai do të merr vendimin e tij në kohën e duhur. Sigurisht, ne duam që ai të mbetet në Barcelonë, sepse ai është shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Messi për uebfaqen zyrtarë të Barcelonës.