Ferguson, përgjithmonë me Man Utd-in

Sir Alex Ferguson beson se do të ketë rol për të në Manchester United pas pensionimit nga posti i menaxherit. Skocezi, 70 vjeç, dëshiron edhe “dy ose tri vite” në krye të skuadrës nga Old Trafford.
Por, thotë se edhe pas saj, synon të vazhdojë angazhimin e tij në klub, në rol të ngjashëm me atë të ambasadorit që ka Sir Bobby Charlton.
“Do të mbetem aktiv. Mendoj se do të ketë rol për mua në United edhe pasi të mbaroj si menaxher”, tha Ferguson për BBC Radio 5 Live. Nën drejtimin e Fergusonit, Manchester United ka fituar 12 tituj në ligë dhe dy herë Ligën e Kampionëve.