E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri parti hyjnë në Parlamentin kazak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kazakistan ka bërë të ditur se tri parti kanë fituar të drejtën për të hyrë në parlament, pasi kanë siguruar mbi 7 për qind të votave, në zgjedhjet e së dielës.

Sipas rezultateve preliminare, partia e presidentit Nursultan Nazarbajev ka korrur fitore dërrmuese, me 80.7 për qind të votave.

Atë e pason partia pro biznesit me 7.5 për qind të votave dhe ajo komuniste, për të cilën kanë votuar 7.2 për qind e votuesve.

Kazakistani ka miratuar ligjin e ri zgjedhor, që ka për qëllim t’i japë fund dominimit të vetëm një partie.

Opozita anti-qeveritare ka thënë se zgjedhjet e 15 janarit janë dëmtuar nga “shkeljet flagrante”.

Votimet e së dielës janë zhvilluar një muaj pas përleshjeve vdekjeprurëse në rajonet perëndimore të Kazakistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›