E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook "hyn" në politikë

Rrjeti më i madh social në botë duket se ka vendosur të merret me politikë. Në fakt bëhet fjalë për mbledhjen e të dhënave në lidhje me bindjen politike të përdoruesve. Qendra e Facebookut në SHBA ka vendosur të nis bashkëpunimin me një prej faqeve më të mëdha në SHBA në fushën e politikës, që quhet “Politico”.

Drejtuesit ekzekutiv të Facebook do të japin të dhënat e rrjetit social për gazetarët e “Politico”, me qëllim nxjerrjen e prirjeve të amerikanëve për fushatën elektorale. Më pas faqja e analizave politike do të bëjë edhe sondazhet, për të parë trendin e votuesve.

Në gjithë këtë histori, drejtuesit e Facebookut janë të kujdesshëm të thonë se nuk ka asnjë shkelje privatësie, pasi kompanisë që do i përdor të dhënat nuk do t’i jepen detaje të përdoruesve, por vetëm statistika për pëlqimet politike dhe postimet pa emrin e përdoruesve.

Në SHBA janë të regjistruar në Facebook rreth 160 milionë përdorues. Ose e thënë ndryshe, mbi 50 për qind e popullsisë. Interesant është fakti se pjesa më e madhe janë mbi moshën 18 vjeç, domethënë votues potencial.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›