Talebanët mohojnë vrasjen e liderit të tyre në Pakistan

Sipas agjencisë së lajmeve, ANSA, zëdhënësi i talebanëve pakistanezë, Asimullah Mehsud, ka mohuar se lideri i grupit të tyre është vrarë nga sulmi me aeroplanë amerikanë pa pilot.
Agjencia ka cituar zyrtarët e inteligjencës pakistaneze të kenë thënë se kanë zbuluar një numër bisedash të talebanëve, që thoshin se lideri i tyre, Hakimullah Mesud, është vrarë më 12 janar në rajonin e Vaziristanit Verior, pranë kufirit me Afganistanin.