E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Pa Gjermaninë nuk ka kandidaturë për Serbinë

Kryetari i Serbisë, Boris Tadic shpreson që Serbia deri në fund të vitit 2012 do të marrë datën e fillimit të dialogut për anëtarësim në BE. Megjithatë, ai ka potencuar se Serbia nuk mund të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, pa mbështetjen e Gjermanisë, e cila, sipas tij, është “motor” i zgjerimit të BE-së.

“Me Gjermanin duhet të udhëheqim dialog të thellë. Na duhet t’ia sqarojmë pozitën e Serbisë pasi pas ndihmën e Gjermanisë, Serbia nuk mund ta fitojë statusin e kandidatit”, ka thënë Tadic.

Sipas fjalëve të tij, pengesa më e madhe për marrje të statusit të kandidatit ishte kërkesa që Serbia të hiqte dorë nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Tadic në Konferencën vjetore të ambasadorëve të Serbisë ka pohuar se Serbia nuk ka hequr dorë nga ajo rezolutë pasi ajo, siç ka thënë ai, është akt detyrues i cili definon integritetin e Serbisë në Kosovë dhe në bazë të të cilës është e mundur të gjendet zgjidhje e qëndrueshme.

“Në kërkim të zgjidhjes për përfaqësim rajonal të Kosovës, duhet të kemi parasysh edhe interesat e shteteve të cilat kanë mbështetur Serbinë”, ka thënë Tadic pasi, sipas tij, pa atë mbështetje Serbia do të rrëshqiste drejtë asaj që të mos fitonte asgjë, përderisa Prishtina do t’i fitonte të gjithat.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›